Sherifi, Kurtit: Vjersha për militantët, lëshim pe ndaj Serbisë
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, beson se kryeministri Albin Kurti do të shtyj mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo vjershe të kryeministrit Kurti të pasojë një lëshim pe ndaj Serbisë.
Sipas tij, vjersha e fundit e Kurtit ishte sot në Kuvendin e Kosovës për ambasadorët e vendeve të QUNINT-it.
“Tanimë është bërë e zakonshme që pas çdo vjershe të kryeministrit Kurti të pasojë një lëshim pe ndaj Serbisë. Pas vjershës së 7 nëntorit 2022: “Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, pasoi tërheqja nga vendimi për targat, ku shtyerja 48 orëshe u transformua në shtyerje 12 mujore! Ndërsa, pas vjershës së sotme kushtuar ambasadorëve të QUINT-it: “Janë ambasadorë të QUINT’it, por s’bëhen dot ministra, e ne zv. të tyre”, pritet tërheqja nga vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit!”, ka shkruar Sherifi.