Sherifi i Nismës: Kurti e ka degraduar dialogun, njohja nga Serbia mund të mos jetë fare në rend dite
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar rreth çështjes së dialogut dhe ritmin e përshpejtuar që po ndodhë rreth këtij procesi.
Për Sherifin, Kurti e ka degraduar dialogun, dhe në bazë drafteve që po qarkullojnë në media, sipas tij njohja nga Serbia nuk parashihet asnë fund të dialogut, gjë që sipas Sherifit fajtor është kryeministri Kurti.
Statusi i plotë:
Jo dialog me njohje në fund të procesit por dialog me në qendër njohjen!
Ky ishte zotimi i Albin Kurtit kur filloi dialogun me Serbinë të cilin e prezantoi si një proces të ri dhe jo si vazhdim i procesit të dialogut që kishte filluar në vitin 2011!
Bazuar në variantet që po qarkullojnë nëpër media, duket që nuk ka arritur ta zhvendosë njohen nga fundi në qendër. Përkundrazi, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut.
Ky është lajm i keq për Kosovën! Për këtë qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti është përgjegjëse që procesi ka degradaur deri në këtë pikë saqë nga një proces dialogu për normalizim të plotë me njohje reciproke të vijmë në atë pikë saqë njohja të mos jetë më fare në rend të ditës!