Shërbyesit civil të policisë dhe flota operative sot protestojnë - NACIONALE

Shërbyesit civil të policisë dhe flota operative sot protestojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbyesit civil brenda Policisë së Kosovës dhe flota operative e policisë sot do të protestojnë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri, ka bërë me dije se ata do të protestojnë për shkak të pakënaqësive që kanë me pagat.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se këta punëtor i ka diskriminuar Ligji për Pagat.

Ai ka bërë me dije se deri me tani askush prej institucioneve nuk është marrë më këtë kategori.

Këtyre punëtorëve, por edhe flotës operative, u është premtuar se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficientë. Me Ligjin e ri ata nuk janë të ranguar aty ku duhet dhe për profesionet që i kryejnë”, ka thënë Zeqiri.

Lajme të ngjashme