Shembja e rrugës në Klinë, Durmishi thotë se po punojnë që të hapët sa më shpejt - NACIONALE

Shembja e rrugës në Klinë, Durmishi thotë se po punojnë që të hapët sa më shpejt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në mëngjes u kuptua se është shembur një pjesë e rrugës që shkon nga Klina në Gjakovë.

Në lidhje me këtë temë, është deklaruar edhe Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës.

Në një deklaratë për Express, Durmishi ka vlerësuar se është duke u punuar që të hapet sa më shpejt kjo rrugë.

“Nuk jam në vendngjarje por jam duke komunikuar me drejtorin e departamentit të menaxhimit të rrugëve dhe menaxherin. Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejt ta hapim rrugën për qarkullim”, ka deklaruar Durmishi.

Lajme të ngjashme