Sheholli: Njerëzit prapa barrikadave janë të BIA-s serbe dhe mercenarë që paguhen - NACIONALE

Sheholli: Njerëzit prapa barrikadave janë të BIA-s serbe dhe mercenarë që paguhen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli duke folur për grupet që po qëndrojnë tek barrikadat në veri, ai ka thënë se ata janë mercenarë të paguar nga Serbia.

Duke folur T7 ai ka thënë vendosësit e barrikadave janë njerëz të BIA-s serbe.

“Ata janë njerëz të BIA-s serbe, që kryejnë punë për shërbimet e inteligjencës serbe. Ata janë mercenarë, paguhen, disa janë pjesë e veriut, disa kanë hyrë aty, kanë ardhur”, ka deklaruar ai.

Sheholli ka deklaruar se organet e sigurisë së Kosovës i dinë mirë rrethanat dhe personat që qëndrojnë prapa barrikadave.

Kujtojmë se për shkak të një vendosje të barricade dy kilometra nga pika kufitare në Merdarë, ky pikëkalim është mbyllur.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka lutur qytetarët që janë duke udhëtuar të shfrytëzojnë pika tjera kufitare.

Lajme të ngjashme