Shefja e UNMIK-ut reagon pas vrasjes së 21 vjeçares: Humbje për familjen e gruas, plagë për gjithë shoqërinë - NACIONALE

Shefja e UNMIK-ut reagon pas vrasjes së 21 vjeçares: Humbje për familjen e gruas, plagë për gjithë shoqërinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka reaguar pas vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.

UNMIK ka publikuar deklaratën e saj në rrejtin social “X”, ku thuhet se ky rast i femicidi paraqet një tjetër rast të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.

“Kjo vdekje është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë.” – ka thënë tutje ajo.

Në fund, thuhet:

“UNMIK-u qëndron në solidaritet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave”.

Lajme të ngjashme