Shefja e ambasadës amerikane nderon Greca Cakën: Përkushtim ndaj vlerave të përcaktuara në Kushtetutë
E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati ka nderuar të martën ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.
Në një ceremoni të organizuar në Ditën e Kushtetutës, nga ambasada është thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Po ashtu, thuhet se shefja e Ambasadës e nderoi ish-kryetaren e Kushtetueses, për përkushtimin ndaj transparencës, llogaridhënies dhe vlerave të përcaktuara në Kushtetutë.
“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjes e të drejtave të qytetarëve të saj.
Në ceremoninë e sotme të Ditës së Kushtetutës, e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati mbajti fjalën duke nderuar ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani për përkushtimin e saj ndaj transparencës, llogaridhënies dhe vlerave të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës” – thuhet në një postim të ambasadës në “X”.
Kosovo has made significant strides in strengthening democratic institutions and protecting the rights of its citizens. At today’s Constitution Day Ceremony, Chargé d’affaires Anu Prattipati delivered remarks honoring former Constitutional Court President Gresa Caka Nimani for… pic.twitter.com/tMW2ojjta1
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 8, 2025