Shefi i zyrës së BE-së takohet me deputetë: U tregova që masat hiqen sapo Kosova të kontribuojë në deeskalim - NACIONALE

Shefi i zyrës së BE-së takohet me deputetë: U tregova që masat hiqen sapo Kosova të kontribuojë në deeskalim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur sot në Komisionin për Integrim Evropian rreth masave të fundit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se temë diskutimi ishte situata në veri të Kosovës.

“Takova Komisionin për Integrimin Evropian sot. Diskutuam situatën në veri të Kosovës, marrëdhëniet mes Kosovë dhe BE-së, dhe masat e fundit të BE-së.” – ka thënë ai.

Tutje, Szunyog u shpreh se BE-ja e përkrah Kosovën dhe se këto masa, do të hiqen sapo Kosova “të kontriubojë në deeskalimin e situatës dhe të mbajë zgjedhje e reja”.

“Shpjegova se BE-ja vazhdon ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe se këto masa do të kthehen sapo Kosova të kontribuojë në deeskalimin e situatës në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe të përkushtohet plotësisht në dialog.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme