Shefi i kabinetit të Kurtit: Qeveria Kurti më e hapura, kryeministri komunikon përmes Facebook-ut - NACIONALE

Shefi i kabinetit të Kurtit: Qeveria Kurti më e hapura, kryeministri komunikon përmes Facebook-ut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka dalë me një pretendim të çuditshëm.

Ai ka pretenduar se Qeveria Kurti është prej qeveria më të hapura që ka pasur Kosova, duke harruar se Indeksi për Liri të Shtypit tregon se Kosova ka rënë për 24 vende për këtë vit.

Derisa ka kritikuar qeveritë paraprake për raportet me mediat, ai ka thënë se kryeministri Kurti ka nivel të lartë të komunikimi me publikun në rrjete sociale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Dalipi ka shkruar se Facebook i Kurtit është shndërruar në një mjet të informimit.

“Gjithashtu, vlen të theksohet se në asnjë mandat të mëparshëm nuk ka pasur një nivel kaq të lartë komunikimi publik nga ana e Kryeministrit, përmes rrjeteve sociale. Facebook-u, në këtë kuptim, është shndërruar në një mjet informimi po aq – në mos më shumë – efektiv sesa shumë portale tradicionale lajmesh, të cilat, në një pjesë të mirë të rasteve, nuk janë të pavarura nga ndikimi i grupeve të interesit ekonomik apo politik”, ka shkruar Dalimi.

Lajme të ngjashme