Shefi i kabinetit do ta përfaqësojë Kurtin në takimin e nesërm të ambasadës amerikane për Asociacionin
Nga Qeveria e Kosovës nesër do të merrin pjesë në takimin për Asociacionin në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu.
Sipas Kryeziut ftesë për takim nuk ka marrë Kryeministri, Albin Kurti, por Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.
“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast. Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu për Teve1.
