Shefi i EULEX-it: Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit
Lars-Gunnar Wigemark, shefii EULEX-it në Kosovë, ka dënuar sulmet e sotme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it të cilët po qëndronin para objektit komunal në Zveçan gjatë ditës së hënë.
Wigemark shprehu shqetësimin e tij për sumet, duke deklaruar se sot "shkelur sundimi i ligjit".
Postimi i plotë:
Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë.
NATO_KFOR është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit
I condemn today’s senseless and unprovoked attack on KFOR members and wish the injured soldiers a speedy recovery. @NATO_KFOR is the main security partner of #EULEX together with the Kosovo Police. We coordinate and train together. Today rule of law was trampled on in Kosovo 🇽🇰! https://t.co/WJleCJHiVW
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) May 29, 2023
Më shumë rreth zhvillimeve të fundit në Zveçan: Situata në veri, posaçërisht në Zveçan, para disa orëve ka eskaluar, teksa turme serbe ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, të cilët po qëndronin përballë tyre. Nga e gjithë kjo situatë, kanë mbetur shumë të lënduar, ndërsa ka pasur edhe shumë reagime nga aktorë të ndryshëm.
Tashmë ka edhe komunikatë zyrtare nga KFORI, që tregon se sa persona janë lënduar. Gjithsej 25 ushtarë kanë mbetur të lënduar, sipas KFOR-it.
“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Tutje, KFOR-i njofton se pjesëtarët e saj të lënduar janë duke marrë përkujdesje mjekësore.
“Duke iu kundërvënë pjesëve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse."
Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.” – vazhdohet tutje në komunikatë.