Shefi i EULEX-it: Ekip mjekësor i yni kontrolli mbrëmë ish-policin serb, Dejan Pantiq - NACIONALE

Shefi i EULEX-it: Ekip mjekësor i yni kontrolli mbrëmë ish-policin serb, Dejan Pantiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se pas kërkesës së autoriteteve kosovare, një ekip mjekësor i këtij misioni ka kotrolluar mbrëmë ish-policin serb, Dejan Pantiq.

Wigemark në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky është kontrolli i dytë ndaj Pantiq i kryer nga EULEX-i.

Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it e kontrolloi mbrëmë z. D. P. i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është kontrolli i dytë mjekësor i z. D. P. i kryer nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ishte para një jave.”, shkruar ai.

Ish-polici serb, Dejan Pantiq u arrestuar nën dyshimin për vepra terroriste dhe sulm ndaj personave zyrtarë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën Veriore më 6 dhjetor 2022.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.

Në anën tjetër, në tubimin e serbëve të mbajtur të enjtën e javës së kaluar, u kërkuar lirimi i tij.

Në këto protestë foli edhe djali i Pantiq, ai ka thënë se nuk kanë biseduar as nuk e kanë parë prindin e tij.

E arrestimi i Pantqi bëri që serbët të vendosin barrikadat në tri komunat veriore. Udhëheqësit e qytetarëve serbë kanë vënë si kusht lirimin e ish-policit serb që të largohen barrikadat.

Lajme të ngjashme