Shefi i CIA-s takon Osmanin, Kurti në Çikago: Fillojnë talljet me kryeministrin - NACIONALE

Shefi i CIA-s takon Osmanin, Kurti në Çikago: Fillojnë talljet me kryeministrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në Prishtinë. Prej disa minutash, ai ka filluar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ende nuk dihet se kë tjetër prej institucioneve të Kosovës do ta takojë zyrtari amerikan.

Ajo që dihet është se kryeministri i Kosovës prej disa ditësh po qëndron në SHBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.

Gjatë kësaj vizite, ai nuk ka realizuar ndonjë takim të rëndësishme.

Kjo ka bërë që njohësit e rrethanave politike në vend të fillojnë talljen me kryeministrin Kosovës, duke thënë se ai po qëndron në parti në Çikago.

Analisti kosovar Valon Syla ka thënë se gjatë kësaj vizite të rëndësishme në vendin tonë kryeministri Kurti po qëndron në Çikago dhe po merret me punë të parëndësishme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për herë të parë pas pavarësisë Kosovën po e viziton një shefi i CIA-s.

“Me gjasë që Shefi i CIAs paska ardhë ne Kosove e Albin Kurti sështë knej. Pra, Shefi i shefave dhe zoteruesi i sekreteve dhe politikes sekrete. E Kryeministri jone digitron, eshte ne një party në Chicago edhe tu i kry do takime te lodhta. Besoni se nuk ka ma marre, ma budallak, ma poshtnim se me pas Kosova një Kryeminister t'vendit qe nuk e pret te shpija Burnsin, shefin e CIA qe per here te pare po vjen ne Balkan pas Pavarësisë. Kuku për neve qa na ka gjete me kete autist politik. Marre po mvjen”, ka shkruar Valon

Edhe aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, është tallur me kryeministrin Kurti.

Duke ironizuar, ka treguar se pse Kurti nuk ka nevojë të takohet me zyrtarin e lart amerikan.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai është tallur me disa zyrtarë të VV-së.

“Cka po na vyne shefi i CIA kur na e kemi Sami Kurteshin e Salih Zyben! Ku munet me dite a prej Amerikes ma shume se na qe jemi ktu. Ncncncncn”, shkruan Nushi në profilin e tij në “Facebook”.

Një pyetjet për këtë vizitë e ka shkruar edhe drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

“Drejtori i CIA viziton Kosovën, takon Presidenten e Republikës. Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës a do ta takoj?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Para se te vinte në Prishtinë, zyrtari i lart amerikan ka vizituar Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku është takuar me udhëheqësit e këtyre shteteve.

Lajme të ngjashme