Shefi i asamblistëve të VV-së s’guxon ta thotë asnjë fjalë për Mujecin e kapur me drogë: Sulmon mediat - NACIONALE

Shefi i asamblistëve të VV-së s’guxon ta thotë asnjë fjalë për Mujecin e kapur me drogë: Sulmon mediat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i asamblistëve në Prishtinë, Gëzim Sveçla, nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për arrestimin e Besnik Mujecit për trafik droge.

Në vend të kësaj ai është marrë me mediat. I ka sulmuar portalet, dhe ka folur diçka për Bon Vivant. Sërish, asnjë fjalë për shokun e tij të partisë në Kuvend Komunal që u kap me drogë në vlerë 400 mijë euro.

“Për vrasjen në Bon Vivant thanë nuk ka faj politika, prandaj mos e fajsoni Uran Ismailin. Pse sot qenka më ndryshe? A sepse në listën e pagave të PDK-së e Devollëve janë shumë pronarë të mediumeve e portaleve?”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i çuditshëm nga Gëzim Sveçla, djal i axhës së ministrit Xhelal Sveçla.

Lajme të ngjashme