Shea: Zhgënjyese që Serbia ende s'ka ndërmarrë veprime kundër të implikuarve në sulmin e Banjskës - NACIONALE

Shea: Zhgënjyese që Serbia ende s'ka ndërmarrë veprime kundër të implikuarve në sulmin e Banjskës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në përvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë konfliktit në Kosovë, shprehu zhgënjimin për mosveprimin e Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

"Është zhgënjyese që Serbia ende nuk ka ndërmarrë veprime kundër atyre që janë të implikuar në sulmin e Banjskës të vitit të kaluar. Qeveria serbe ka kërkuar nga Prishtina informata dhe prova të cilat deri më tani nuk i janë dorëzuar. Pra kjo do të përdoret qartë nga Serbia si pretekst për të zvarritur procedurat." - tha ai, gjatë një interviste për RTK-në.

Shea theksoi se gjyqësori i Prishtinës së fundi publikoi , pas një hetimi njëvjeçar.

Ai u kërkoi autoriteteve serbe që të shfrytëzojnë gjetjet nga policia e Kosovës dhe përpjekjet gjyqësore për t'i sjellë të dyshuarit para drejtësisë.

"Në anën tjetër javën e kaluar, gjyqësori në Prishtinë publikoi një aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin në Banjskë. Këto aktakuza bazohen në një vit hetimesh dhe mbledhjes së provave, kështu që ky material duhet të përdoret nga Beogradi për të arrestuar individët në fjalë dhe gjithashtu nga vendet e tjera për t'i vendosur këta individë në një listë të urdhërarresteve për ndalimin e udhëtimit dhe arrestimit. Presioni ndërkombëtar duhet të mbahet mbi Beogradin për të bashkëpunuar plotësisht në hetimin e Banjskës dhe për të çmontuar strukturat e trajnimit dhe pajisjeve që qëndrojnë pas tij." - tha ish-zëdhënësi i NATO-s.

Lajme të ngjashme