“ShBA’ja miku më i vyer dhe i çmueshëm i gjithë shqiptarëve”: Ali Ahmeti takohet me Gabriel Escobarin - NACIONALE

“ShBA’ja miku më i vyer dhe i çmueshëm i gjithë shqiptarëve”: Ali Ahmeti takohet me Gabriel Escobarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja e Ohrit ishte historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë hezimit”, ka thënë lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti pas një takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin bashkëbiseduan edhe për Kosovën.

Përmes një njoftimi në Faccebook, Ahmeti e quajti ShBA’në “miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe i tërë shqiptarëve” teksa falënderoi vizitorin amerikan të tij.

Njoftimi i Ali Ahmetit:

Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan 🇺🇸 z. Gabriel Eskobar.

Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.

Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi.

Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot.

Lajme të ngjashme