ShBA uron Ditën e Çlirimit: Sot më shumë se kurrë duhet ta kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka uruar 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit Kosovës, duke rikujtuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka rikujtuar Ditën e Çlirimit, rikhtimin e Kosovarëve në shtëpitë e tyre, duke iu falenderuar NATO-s.
Por, në postimin e tyre theksohet rëndësia e ruajtjes së paqes në vend.
“24 vjet më parë, shumë kosovarë arritën të kthehen në shtëpi, duke iu falënderuar NATO-s, e cila solli paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.
Ju kutjojmë se këtë vit Kosova po e feston Ditën e Çlirimit mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aq sa ShBA ka ndërmarr edhe disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
