ShBA-ja e BE-ja kundër për targat, Albin Kurti përkrahet nga Rron Gjinovci me shokë - NACIONALE

ShBA-ja e BE-ja kundër për targat, Albin Kurti përkrahet nga Rron Gjinovci me shokë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Italia është bashkuar në karvanin e gjatë, që po rritet vazhdimisht, të kundërshtimit të Qeverisë Kurti për çështjen e targave. Pas ShBA-së, Gjermanisë, Francës, edhe Italia, që është pjesë e Kuintit, është deklaruar e ashpër, duke e cilësuar “budallaki” vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Por, Kurti nuk është krejt i izoluar. Ndonëse vendet aleate të Kosovës po e kritikojnë, Kurtin e mbështesin partia e tij, LVV, dhe disa analistë të njohur. Xhevdet Pozhari, Rron Gjinovci, Shkëlzen Gashi dhe Gazmir Raci janë analistët më të zëshëm në mbrojtje të qëndrimit të Kurtit për targat. Pra kemi një përballje mes miqve të Kosovës dhe atyre të Kurtit.

Miqtë e Kosovës

ShBA, Gjermani e Franca tashmë e kanë një qëndrim të qartë rreth zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe. Aleatët e Kosovës kërkojnë që ky vendim i Qeverisë Kurti të shtyhen për 10 muaj, duke i lënë hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE.

Në fakt, edhe BE, si organizatë supranacionale, ka të njëjtin qëndrim sikurse aleatët e përmendur më lartë, me Joseph Borrellin dhe Miroslav Lajçakun që tentojnë të mbajnë një qëndrim të fortë për shtyrjen e riregjistrimit të veturave.

Tashmë edhe Italia e kryeministrit Giorgia Meloni ka bërë publik qëndrimin e saj. Madje Giodo Crossetto, ministër i Mbrojtjes i Italisë, e quajti “budallallëk” shkaktimin e trazirave për çështjen e targave, transmeton Nacionale.

Kemi komandën e misionit të KFOR-it. Jemi kontingjenti kryesor në atë zonë. Gjithmonë kemi kontribuar që ta ruajmë paqen. Për një budallallëk siç është çështja e targave të autoveturave – po ndodhin gjëra të rënda, të cilat nuk do dëshiroja që të kishin pasoja më të mëdha”, theksoi z.Crosetto në emisionin “Porta a Porta” në “Rai”, duke paralajmëruar se javën tjetër së bashku me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm italian do ta vizitojnë Kosovën.

Edhe gjermanët janë jashtëzakonisht kritikues, ndonëse në të njëjtën frymë ashpërsie si italianët, por me terma të tjerë. Në vend të “budallallëkut”, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e quajti absurde të rrezikohet një konfrontim i dhunshëm për targat.

"Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta"- shkroi ambasadori gjerman ditë më parë.

Ndërsa ShBA e BE-ja vazhdimisht kanë përsëritur kërkesën e tyre për prolongimin 10-muajsh të zbatimit të targave.

"Miqtë" e Kurtit

Por, të vendosur në qëndrime partizane e me vendosmori militanti janë “miqtë” e Kurtit. Ose thënë pak më qartë, përkrahësit e Kurtit në universin e analistëve. Natyrisht, dy nga përkrahësit janë ish-anëtar shumë të thjesht të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rron Gjinovci, tash më shumë moderator se analist, ka shkruar shumë statuse në lidhje me targat. Por ndoshta njëri nga ta është më ikoniku, në të cilën z.Gjinovci theksonte se puna e targave nuk është dashur të shtyhet për asnjë ditë.

Asnjë ditë ma tepër nuk u dashtë me e shty punën e targave. Asnjë lëshim tjetër nuk duhet me bo shteti i Kosovës ndaj tekeve të Serbisë. Institucionet e Kosovës duhen me i zbatu ligjet. Zgjedhje aty ku ka nevojë. Polici aty ku ka nevojë. Ndihma për serbët e terrorizum nga bandat”, ka shkruar ai.

Edhe një ish-aktivist i VV-së, që dikur shtynte gomarin, pra Shkëlzen Gashi, ka qëndrim që i shkon për shtati Kurtit. Madje përveç opozitës, z.Gashi kritikoi edhe Borrellin, shefin e diplomacisë së BE-së për qëndrimet e tij rreth targave.

Ndërmjetësuesit europianë i paskanë parashtru kosovës dy kushte: 1). tërheqjen nga vendimi për targat; dhe 2). themelimin e asociacionit.

ndërkaq, sërbisë i paskanë vendosë vetëm një kusht. ju mendoni që ky kusht është njohja e kosovës, por jo, ishte: kthimi i sërbëve në institucionet e kosovës 😃

pra, të tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në favor të sërbisë.

mr. borell, no pasarán!’, shkroi ai.

Ndërsa Xhevdet Pozhari, që në Qeverinë Kurti I shërbeu si këshilltar në kabinetin e ish-ministrit Arben Vitia, e quante strategji të mirë vendimin e Kurtit për targat.

SHBA-ja e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat.

Analistët “anti-Albin”: Qeveria u dorëzu!

Ooo, koncentrohuni bre!

Përndryshe, unë hiq nuk jam i zhgënjyer me vendimin e kryeministrit. E ka zgjedhur mesin, edhe me ju jap afat indirekt deri në prill shkaku i ndërkombëtarëve, edhe gradualisht me e zbatu ligjin.

Veprim i zgjuar.”, shkruante z.Pozhari.

Meqenëse duket krejtësisht e panevojshme të vazhdohet edhe më tutje ky shkrim, që edhe aktualisht është i gjatë, kësaj radhe po e sakrifikojmë citimin e qëndrimeve të z.Gazmir Racit (për çka i kërkojmë falje z.Racit).

Lajme të ngjashme