ShBA aleati kryesor, Serbia kërcënimi më i madh: Çka mendojnë kosovarët sipas sondazhit të IRI?
Qytetarët e Kosovës e kanë të qartë hartën e aleancave dhe rreziqeve. Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar gjatë maj–korrik 2024, Shtetet e Bashkuara mbeten pa rival aleati më i rëndësishëm i vendit, ndërsa Serbia konsiderohet gjerësisht si kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare.
Këto gjetje dalin nga sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjatë periudhës maj–korrik 2024.
77% e të anketuarve në Kosovë e përmendin ShBA-në si aleatin më të rëndësishëm. Shqipëria dhe Gjermania ndajnë vendin e dytë me nga 6%, ndërsa Turqia (3%) dhe Mbretëria e Bashkuar (2%) mbyllin treshen pasuese.
Aleatët, sipas kosovarëve:
- Shtetet e Bashkuara: 77%
- Shqipëria: 6%
- Gjermania: 6%
- Turqia: 3%
- Mbretëria e Bashkuar: 2%
- Nuk e di/Refuzoi: 1%
Në anën tjetër, 76% e kosovarëve e konsiderojnë Serbinë kërcënimin më të rëndësishëm. Rusia renditet e dyta me 16%, duke reflektuar perceptimin për ndikimin e saj në rajon. BE, SHBA dhe Shqipëria përmenden vetëm nga 1% secila; 2% “nuk e di/refuzoi”.
Çuditërisht, ndonëse me nga 1 për qind, në listën e shteteve si kërcënuese kryesore renditen edhe Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërcënimet kryesore:
- Serbia: 76%
- Rusia: 16%
- Bashkimi Evropian: 1%
- Shtetet e Bashkuara: 1%
- Shqipëria: 1%
- Nuk e di/Refuzoi: 2%
Prirjet e qëndrimeve: kush pëlqehet dhe kush refuzohet
Sondazhi mat edhe preferueshmërinë ndaj vendeve kyçe. Kosovarët shfaqin nivele të larta simpatie për partnerët euro-atlantikë dhe refuzim të prerë ndaj Beogradit dhe Moskës.
Vendet me imazh shumë pozitiv:
- Shtetet e Bashkuara: 86% “shumë pozitiv” + 9% “disi pozitiv” (totali pozitiv 95%); vetëm 4% negativ ose të paqartë.
- Gjermania: 79% shumë pozitiv + 13% disi pozitiv (92% në total); 7% negativ/paqartësi.
- Shqipëria: 77% shumë pozitiv + 13% disi pozitiv (90% në total).
- Turqia: 60% shumë pozitiv + 28% disi pozitiv (88% në total).
Vende me vlerësime të përziera:
- Kroacia: 39% shumë pozitiv + 35% disi pozitiv; 23% negativ, 3% pa mendim.
- Maqedonia e Veriut: 22% shumë pozitiv + 41% disi pozitiv; 35% negativ, 3% pa mendim.
- Mali i Zi: 18% shumë pozitiv + 32% disi pozitiv; 48% negativ, 2% pa mendim.
- Bosnja dhe Hercegovina: 19% shumë pozitiv + 28% disi pozitiv; 49% negativ, 5% pa mendim.
Vendet me imazh shumë negativ:
- Serbia: vetëm 7% pozitiv gjithsej (5% shumë + 2% disi), ndërsa 91% shumë negativ; 1% pa mendim.
- Rusia: 8% pozitiv gjithsej (5% shumë + 3% disi), 89% shumë negativ; 2% pa mendim.
- Kina: 18% pozitiv gjithsej (5% shumë + 13% disi), 78% negativ (16% disi + 62% shumë); 5% pa mendim.