Shala vazhdon takimet mobilizuese: Më 9 shkurt PDK-ja do të jetë partia e parë
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar takimet mobilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka zhvilluar një takim me ish-eproret e UÇK-së, Shukri Buja, dhe me disa ish-bashkëluftëtarë të tjerë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se këto takime mobilizuese kanë për qellim kthimin e PDK-së në vendin e parë.
“Për kafe në Lipjan, së bashku me Shukri Bujën dhe bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë të tjerë. Takim miqësor dhe takim pune për t'u mobilizuar sa më shumë, në të gjithë Kosovën, për të kthyer PDK-në aty ku e ka vendin – si forca e parë politike në vend. Të gjithë do të angazhohemi me besimin e madh se Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Shala.
(Pjesë speciale e marketingut)