Shala: Qeveria Kurti iku nga përgjegjësia, Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit
Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka ikur nga përgjegjësia gjatë mandatit të saj.
Ai ka bërë me dije se zyrtarët e kësaj qeveria kanë vrapuar drejt keqpërdorimit dhe prishjes së aleancave.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit.
“Një qeverisje që iku nga përgjegjësia dhe transparenca, dhe vrapoi drejt keqpërdorimit dhe prishjes së aleancave. Kosova duhet t’i kthehet qeverisjes së mirë dhe normalitetit. Kjo është një pjesë e shkurtër e disa adresimeve të mia në Kuvend”, ka shkruar Shala.