Shala: PDK kundër shtrenjtimit të rrymës, jemi më keq se Ukraina - NACIONALE

Shala: PDK kundër shtrenjtimit të rrymës, jemi më keq se Ukraina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kundërshtuar paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai ka thënë se partia e tij është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për 14 për qind teksa ka treguar edhe arsyet pse e kundërshtojnë shtrenjtimin e faturave.

Në emër të PDK-së ngrejmë shqetësimin tonë për paralajmërimin e shtrenjtimi të energjisë elektrike nga ZRRE, pra jemi në prag të vendimmarrjes nga ZRRE për rritjen e tarifave për 14 për qind.”

Ne PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodhë për arsyet si më poshtë: gjendjen jo të mirë ekonomike të vendit, për shkak të inflacionit të lartë mbi 14 për qind për të gjitha produktet bazë të jetesës, për shkak të rënies së fuqisë punëtore dhe humbjes së shumë vendeve të punës dhe ikjes masive të gjitha kategorive qytetare jasshtë vendit. Kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodhë.” – ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten më 9 mars.

Ai ka thënë se deri në këtë situatë ka ardhë për shkak të mosplanfikimit të saktë për sektorin e energjisë si dhe ndikimet politike në ZRRE dhe institucione të tjera të sektorit të energjisë si dhe goditjes ndaj investitorëve energjetik.

Jeni rast më i keq se vet Ukraina që gjendet në luftë” – ka thënë ai duke shtuar se Kosova duhet të krijojë task-forcë nacionale për reformë të thellë në sektorin energjetik në vend.

Lajme të ngjashme