Shala: Mbështetja që po marrim nga qytetarët është përgjegjësi për të vazhduar përpara - NACIONALE

Shala: Mbështetja që po marrim nga qytetarët është përgjegjësi për të vazhduar përpara

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë në një tubim elektoral në fshatin Abri të Komunës së Drenasit.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetje gjatë këtyre ditëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se kjo mbështetje është një përgjegjësi për të vazhduar përpara.

“Në odën e Zejnullah Hajdarajt, aty ku liria vuri themelet mbi sakrificën dhe idealet e dëshmorit Fejzullah Hajdaraj. Mbështetja dhe besimi që na dhatë, janë një nder i madh dhe një përgjegjësi për të vazhduar përpara me punë dhe përkushtim. Abri, faleminderit për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme