Serbia lëshon fletarrestim ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës, pas incidentit në veri - NACIONALE

Serbia lëshon fletarrestim ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës, pas incidentit në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet serbe raportohet se kanë lëshuar fletarrestim për një zyrtar të Policisë së Kosovës, pas një incidenti që ndodhi të premten në veri të vendit.

“REL” raporton se lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq i cili citohet të ketë thënë:

“Polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”.

Theksojmë se pak më herët, një reagim në lidhje me incidentin e ka bërë edhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se kërkesa e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët, u quajt “dhunë”.

Sveçla ka shtuar se kjo propagandë nuk do të ketë sukses.

“Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta! Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme