'Serbia kalon', mbi 42 mijë euro mallra serbe çdo orë importohen në Kosovë - NACIONALE

'Serbia kalon', mbi 42 mijë euro mallra serbe çdo orë importohen në Kosovë

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

“Serbia nuk kalon, urime Zvicrës”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Facebook në përfundim të ndeshjes Zvicër-Serbi, e cila përfundoi me fitoren e Zvicrës 3 me 2.

“Serbia nuk kalon”, ishte slogani i Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur rrokullisnin maune me produkte serbe, slogan të cilin kryeministri Kurti e ka rikthyer tashmë në fjalorin e tij, por kësaj radhe jo për produktet serbe të cilat po "mbulojnë" shtetin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje e asaj kohe, madje kishte vendosur edhe ndalime të detyrueshme për mallrat serbe në disa raste.

Aktivistët e VV-së rrokullisnin vazhdimisht maune me produkte që vinin nga Serbia vazhdimisht në atë kohë.

Imazhe si këto në videon e mëposhtme tregojnë vetëm një një nga shumë aksionet e aktivistëve të Vetëvendosjes duke rrokullisur një maunë që po transportonte material ndërtimor.

Madje, partia e Albin Kurtit pati organizuar edhe protesta edhe në dy pikat kufitare me Serbinë: Merdare dhe Dheu i Bardh.

Kthimi i sloganit “Serbia nuk kalon” nga Kurti, tashmë shef i Qeverisë, ka bërë që të reagojnë politikanë dhe analistë ndaj tij duke i kujtuar kryeministrit se Serbia jo vetëm po kalon, por po eksporton mallra në Kosovë më shumë se kurrë më parë.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se nisur nga euforia e kryeministrit Kurti, ka pritur që postimi i radhës i shefit të qeverisë të jetë "produktet serbe" nuk kalojnë por kjo nuk ndodhi.

”Prita që pas statusit të mbrëmshëm në FB të kryeministrit Kurti “Serbia nuk Kalon”, në eufori e sipër statusi i tij i radhës të jetë: “Produktet Serbe” nuk kalojnë! Por jo, nuk ndodhi kjo, sërish u rikthye te fjala “Kalon”! Kjo më kujtoi këngën epike shqiptare: “Prit me muj e prit me vjet pushka Lilës spo kërset,” shkroi Sherifi.

Ndërsa Analisti Petrit Zogaj ka thënë se nën qeverisjen e kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, Serbia ka importuar mbi 300 milionë euro mallra nga Serbia.

Një fakt të tillë Zogaj e ka lidhur me postimin e djeshëm të kryeministrit Kurti pas fitores ndaj Zvicrës, i cili ka shkruar: “Serbia nuk kalon”

Vlera kaq të larta të importit nga Serbia tregojnë se në fakt Serbia po kalon sepse më nuk po ua rrokullisë maunet me mallra siç bëntë në opozitë, thotë Zogaj.

Jo shumë vite më pas, në një realitet të ri, në një kohë kur VV-ja e Kurtit në zgjedhjet e fundit arriti të fitoi mbi 50 për qind të votave, Kosova ka përjetuar vazhdimisht përkeqësim të deficitit tregtar.

Ndër shtetet më përgjegjse për këtë është padyshim Serbia, ku që nga janari këtij viti Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 310 milionë euro, që i bie shumë se 1 milionë euro në ditë.

Shifra kaq të larta të importeve nga Serbia vijnë në kohën kur Kryeministër i Kosovës është Albin Kurti, i cili gjatë kohës sa ishte në opozitë, bashkë me aktivistë të tjerë të VV-së kanë kryer vazhdimisht ka kryer aksione për bojkotimin e mallrave serbe.

Ekonomisti Edison Jakurti, sa i përket importit të lartë të produkteve serbe nga Serbia, ka bërë llogaritë për të patur një ide se sa mallra nga Serbia importohen sot, në kohën kur kryeministri i Kosovës është njeriu që vazhdimisht ka bërë thirrje për refuzimin e produkte nga Serbia.

Ai ka thënë se që nga janari, Kosova ka importuar 310 milionë euro mallra nga Serbia, që i bie rreth 1 milionë në ditë, 42.5 mijë euro çdo orë dhe 708 euro çdo minutë.

Lajme të ngjashme