“Ftesë e hapur për konflikt...”: Bislimi e jep për punë të kryer që Beogradi është tërhequr nga marrëveshja - NACIONALE

“Ftesë e hapur për konflikt...”: Bislimi e jep për punë të kryer që Beogradi është tërhequr nga marrëveshja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka dhënë si punë të kryer se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën.

Në një intervistë për “Euronews”, edicioni në gjuhën greke, ai ka thënë se pas miratimit të marrëveshjes së Ohrit, nuk ka pasur kurrë aprovim e as nënshkrim.

“Ne (Kosova dhe Serbia) që të dyja duam të anëtarësohemi në BE si dy vende. Ky është po ashtu sinjali që ne duam t’u dërgojmë fqinjve tanë në veri që në BE duhet të hyjmë si dy vende; parakusht për këtë është njohja e ndërsjellë. Sa për korrigjim, nuk është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit. Ka pasur miratim verbal të marrëveshjes nga ana e BE-se, por menjëherë pas Ohrit ka pasur një deklaratë nga presidenti serb që nuk ka nënshkruar, nuk ka aprovuar dhe nuk ka nënshkruar kurrgjë.” – tha ai fillimisht.

Ai ka përmendur letrën e dërguar më 2023, ku Serbia sipas tij e bën të qartë se nuk ka marrëveshje dhe se nuk do ta respektojnë integritetin territorial të Kosovës.

“Pas disa interpretimeve verbale të takimit të Ohrit Serbia dërgoi letër në dhjetor të 2023 ku e bënë të qartë se për Serbinë “nuk ka marrëveshje”; që nuk do ta respektojnë integritetin territorial të Kosovës, që është ftesë e hapur për konflikt, që kurrë as de jure as de fakto s’do ta njohin Kosovën, që kurrë s’do të pajtohen me anëtarësim të Kosovë në OKB ose agjenci të OKB-së.” – u shpreh tutje kryenegociatori.

Lajme të ngjashme