Serbi i arrestuar dje në Bërnjak del para Gjykatës Themelore në Prishtinë - NACIONALE

Serbi i arrestuar dje në Bërnjak del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Serbi i arrestuar dje në Brnjak, Srecko Sofornijeviq, i dyshuar për një numër veprash penale si rrezikim të rendit kushtetues, sulm ndaj policisë, tentim vrasje (etj), është sjellur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku po vazhdon seanca tij.

Sofronjeviq u arrestua dje në Brnjak nga policia kosovare; gjë që ngjalli reagime të shumta në Serbi; ku më së shumti për rastin e tij shpërtheu Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se do të kundëpërgjigjet me arrestime “edhe ndaj shqiptarëve” në rast të cënimit të rendit kushtetues të Serbisë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Komunikatë për media

Si rezultat i angazhimit policor arrestohet personi i dyshuar i cili ishte në kërkim policor

Prishtinë, më 13 prill 2024

Sot me datën 13.04.2024 në Bërnjak, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (S. S. viti i lindjes1985), me vendbanim në Zveçan të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar nga Policia e Kosovës, është i dyshuar për disa vepra penale si: 'vrasje e rëndë në tentativë', 'sulm ndaj personit zyrtar', 'mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës', 'thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës' etj, të cilat dyshohet se i ka kryer gjatë vitit 2021.

Këto veprime të dyshimta kriminale nuk janë protesta paqësore siç pretendohet e raportohet gabimisht.

Të gjitha veprimet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, me autorizim të së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia vazhdon të zbatojë ligjin dhe të ofrojë mbrojtje e siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Lajme të ngjashme