Serbët në veri i vizatojnë veturat e KFOR-it amerikan me simbolin e luftës së Putinit - NACIONALE

Serbët në veri i vizatojnë veturat e KFOR-it amerikan me simbolin e luftës së Putinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon situata e njëjtë në veri.

Përderisa serbët po e vazhdojnë protestën, serbët po vendosin flamuj serb në veturat e Njësisë Speciale, e po bëjnë vizatime të ndryshme.

Së fundmi, edhe një veturë e KFOR-it amerikan është shfrytëzuar për të bërë shenja të ndryshme, raporton Nacionale.

Në këtë veturë të KFOR-it amerikan është vizatuar simboli Z, që po përdoret nga Rusia në luftën ndaj Ukrainës.

Simboli “Z” së pari u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë.

Lajme të ngjashme