Serbët në veri 'befasohen' me dy policë të Kosovës (dhe një dron) që u ngjitën në Kalanë e Zveçanit - NACIONALE

Serbët në veri 'befasohen' me dy policë të Kosovës (dhe një dron) që u ngjitën në Kalanë e Zveçanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kossevi ka raportuar më herët që dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Kalanë e Zveçanit. Në të njëjtën kohë, vazhdon raportimi, një dron i vogël ishte andej pari.

Policët e Kosovës që po ecnin në drejtim të kalasë kanë hasur në qytetarë tjerë që ishin në atë vend.

Nes tyre, ishte edhe aktivisti politik Marko Jakshiq.

“Jam i habitur sepse nuk e prisja policinë. Sigurisht që është e pakëndshme. Ata thonë se janë për herë të parë në Kala, por kanë vizituar çdo pjesë dhe kanë filmuar. Ndërkohë, nga Mitrovica ka fluturuar një dron,” ka pretenduar Jakshiq për Kossevin.

Edhe qytetarë tjerë kanë shprehur ‘befasinë’ e tyre për praninë e policëve.

Megjithatë qytetarët thanë se zyrtarët policorë kishin sjellje të mirë dhe se nuk kishin përjetuar asnjë shqetësim prej tyre.

Lajme të ngjashme