Selmanaj vazhdon takimet me elektoratin e LDK-së: Do ta ndërtojmë të ardhmen që meriton Kosova
Kandidati i LDK-së, Driton Selmanaj, ka vazhduar diskutimet me elektoratin në rajonin e Prizrenit, duke prezantuar programin e LDK-së.
Ai ka bërë me dije se mbështetja për LDK-në po rritet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Selmanaj ka shkruar se vetëm të bashkuar mund të ndërtohet e ardhmja që meriton Kosova.
“Në një takim të ngrohtë dhe frymëzues me banorët e Atmaxhës, bashkë me ekipin e kandidatëve: Anton Quni, Drita Millaku, Ajlin Shishko, Xhavit Ukaj dhe Shaban Osmanaj, prezantuam vizionin e LDK-së për zhvillimin e vendit. Banorët e kësaj zone ngritën çështje të rëndësishme – nga infrastruktura deri te nevoja për një qendër për fëmijët. Andaj edhe angazhimi ynë mbetet i palëkundur: të dëgjojmë dhe të sjellim zgjidhje të prekshme për qytetarët tanë. Bashkë, me programin e LDK-së dhe mbështetjen e tyre, do ta ndërtojmë të ardhmen që meriton Kosova”, ka shkruar Selmanaj.