Selmanaj: Të konfirmohet nëse ka pasur takim mes Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt në Zagreb - NACIONALE

Selmanaj: Të konfirmohet nëse ka pasur takim mes Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt në Zagreb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim në KEK.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se në këtë drejtim ishte anuluar edhe konkursi për plotësimin e 150 pozitave të lira.

LDK-ja në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet në këtë korporatë, që nga mënyra se si kjo Qeveri ka menaxhuar krizën energjetike, shtrenjtimin e rrymës dhe punësimin masiv të familjarëve dhe aktivistëve të LV-së. Pas themelimit të Komisionit Hetimor, KEK-u kishte anuluar konkursin për plotësimin e 150 pozitave të lira”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka folur edhe për drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili tashmë gjendet në paraburgim.

Ai ka kërkuar të dihet nëse më Zagreb ka ndodhur një takim mes Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt.

Duhet të konfirmohet nëse ka pasur takim mes Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt në Zagreb. Ai në Komision e ka mohuar kategorikisht këtë takim. Dua ta citoj se cfarë ka thënë. ‘Kurrë në jetë s’e kam takuar”, por pas pak sekondash ka thënë se ‘përveç një herë rastësisht para dy-tri ditëve dhe aq më pak në Zagreb’”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të ngjashme