Selmanaj paralajmëron se Kuvendi duhet ta dërgoj në Kushteuese Presidenten Osmani, pas mosdekretimit të Kryeprokurorit - NACIONALE

Selmanaj paralajmëron se Kuvendi duhet ta dërgoj në Kushteuese Presidenten Osmani, pas mosdekretimit të Kryeprokurorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, në Kuvend ka folur për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani. Selmanaj e ka quajtur skandaloze deklaratën e Osmanit se dikush e ka kërcënuar me dosje. E sa i përket mosdekretimit tha se nuk është në kuadër të kompetencave të PRESIDENTES, por vetëm plotësim i kërkesës së Kryeministrit Kurti.

Tutje, ai ka paralajmëruar se Kuvendi duhet t’I ndjek rrugët, për ta dërguar në Kushtetuese këtë çështje.

“Kushtetuta e detyron Presidenten ta dekretoj Kryeprokurorin. Nuk është normë fakultative, por e obligueshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti ka rol ceremonial, në këtë proces. Arsyetimet e saj se ajo ka pritur më shumë se 1 vjet e gjysmë, për dekretim, sepse kinse po e pret përgjigjjen nga Gjykatat e rregullta, janë të pabaza.

Presidentja, në fakt e bëri vetëm atë që e paralajmëroi Kurti në Kuvend, ku nuk foli asnjëherë për procesin por vetëm për persnonin.

Skandaloze ishin deklaratat e Presidentes se është kërrcënuar me dosje, nga dikush. Edhe më skandaloze është se ajo nuk i ka denoncuar këto kërcënime nëse janë të vërteta, pasi vet është subjekt. Ky Kuvend duhet të ndjek rrugët Kushtetuese në lidhje me mosdekretimin e Kryeprokurorit.” – ka thënë Selmanaj.

Lajme të ngjashme