Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Beograd i kërkohet të nënshkruajë dokument ku ai konsiderohet shtetas i Serbisë - NACIONALE

Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Beograd i kërkohet të nënshkruajë dokument ku ai konsiderohet shtetas i Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fatmir Haxholli, sekretar i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, ka treguar për një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur me autoritetet e Policisë në Beograd.

Ai ka thënë se është ndaluar nga policia serbe kinse për ta dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas tij, qëllimi kishte qenë në një temë tjetër.

“Sot autoritetet policore (mbrojtja e afërt) dhe ato kufitare serbe, në koordinim, duke dashur të më provokojnë dhe vendosin në lajthitje, në vend se siç parashihet me marrëveshje, të më ofrojnë trajtim preferencial në pikëkalimin kufitar, më ofruan për nënshkrim një dokument, gjoja gjobë për tejkalim shpejtësie, për 15 klm/h”, nis postimin e tij Haxholli.

“Duke qenë të shoqëruar nga përcjellja e afërt, ne i përshtatetmi shpejtësisë dhe rregullave të saj, rrjedhimisht është paradoksale që të gjobitesh për një gjë për të cilën nuk je, dhe as nuk mund të mbahesh përgjegjës”, deklaron ai më tutje.

Prapa gjithë kësaj po del të ketë qenë qëllimi që Haxholli ta nënshkruajë një dokument ku ai konsiderohet shtetas i Serbisë.

“Sidoqoftë, qëllimi i vërtetë i kësaj qasje të pa pranueshme ishte që përmes mashtrimit dhe lajthitjes, siç edhe kërkuan, të marrin nga unë nënshkrimin tim nga pozita zyrtare, në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë”, ka shkruar ai.

“Normalisht unë protestova ashpër ndaj kësaj qasje fyese dhe manovruese, duke ua sqaruar që ndonëse gjoba është shqiptuar në shkelje të ligjeve të tyre, unë do ta nënshkruaja çfardo dokumenti ku referenca është e saktë, pra nëse autoritetet serbe e vendosin saktë: Fatmir Haxholli, zyrtar, respektivisht diplomat i Republikës së Kosovës. Ky amaterizëm manovrues nuk mund të kaloj te dikush me përvojë”, përfundon postimin e tij Haxholli.

May be an image of ticket stub and text that says 'спи, грдине, прекршаима прекрша 230540777072 куршушиа 12931 прекршал FATMİR закон, 91/19, издаје месту послодавца налог возилом саобра државланин р.срыще матични број-правног лица приштин град/општина исправа број/0о! приклучнимв издата године, саобраһајне возило регистарске Jp35 26 185) прилози: นuบ Lelka pecete, 6ा37, HиL KtouLa pagopa учинен прекршај закона безбедности caoбpahaja путевим гласник гласник тачка поледин упозорена буцет 840-743324843-18 16 сврху (да/ забелешка службеног налогу модел налог: налога: уручено поште- прекршајни onara уплатилац уплате уплата налог за уплату 153 прекршаном налогу 6poj 230540777072 валута рсд рачун примаоца 840-743324843-18 позив абро(одобрене) 55-054230540777072 буцет републике Cpбиje уплатиоца место датумвалуте образац'

Lajme të ngjashme