Sekretari Blinken mesazh të qartë Kosovës dhe Serbisë: Ulini tensionet, zbatoni marrëveshjet - NACIONALE

Sekretari Blinken mesazh të qartë Kosovës dhe Serbisë: Ulini tensionet, zbatoni marrëveshjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ballkani Perëndimor ‘është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, në veçanti Presidenti Biden”. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’i ‘mbajnë tensionet në nivel të ulët” dhe ‘të vazhdojnë përpara me përkushtimet në dialog’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, tha se ‘Kosova dhe Serbia duhet t’i stabilizojnë raportet mes vete’.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor “është diçka që e kemi shumë afër zemrave tona, dhe në veçanti (e ka) presidenti Biden, sepse për presidentin dhe për mua, kur unë fillova (punën) në të ’90-tat, fokus i madh i botës ishte në Ballkan, në Bosnje e në Kosovë, dhe një gjë që nuk na duhet, që Evropës nuk i duhet, dhe veçanërisht njerëzve të Ballkanit Perëndimor nuk u duhet, është kthimi prapa, ku ne e gjejmë veten në të ’90-tat, dhe duke iu falënderuar politikës së Austrisë, po shkojmë me vendosmëri në drejtim tjetër, në drejtim pozitiv, në të cilin Ballkani po integrohet vërtetë me Evropën”.

Blinken tha se ShBA bashkë me Austrinë, ‘po punon për të mbështetur përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë’.

“Atje, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha përkushtimet që janë në dialog”, theksoi Antony Blinken në një konferencë për media nga Vjena.

Blinken në këtë konferencë me ministrin e jashtëm austriak, në një pjesë të gjatë kanë folur për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka falënderuar Austrinë në përkushtimin e saj, për ndihmën e saj dhe ‘partneritetin e fuqishëm’ me ShBA-të.

“Dua të përgëzoj përkushtimin austriak dhe të kryeministrit austriak për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Blinken.

“Është një zë i fuqishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, ka thënë Blinken.

Lajme të ngjashme