Sekretari Blinken: Ka raporte për disa amerikanë të vrarë në Izrael
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka raporte për amerikën të vrarë dhe të zhdukur në Izrael.
Ai ka thënë për CNN, transmeton REL se janë duke punuar që t'i verifikojnë këto raporte.
“Jemi duke punuar jashtë orarit për t’i verifikuar ato. Në të njëjtën kohë, ka raporte për amerikanë të zhdukur. Po punojmë për t’i verifikuar edhe ato." - ka thënë ai.
Kujtojmë se për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izralit raportohet për rreth 600 të vrarë dhe mijëra të plagosur.
