Sekretari Blinken dënon sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës - NACIONALE

Sekretari Blinken dënon sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ashpër për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi dje në Banjskë të Zveçanit.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës janë të papranueshme,” – ka thënë z. Antony Blinken.

Sekretari fatkeqësisht nuk e quan “terrorist” sulmin e djeshëm terrorist.

Ai vazhdon tutje duke kërkuar nga të dyja palët, edhe qeveria e Kosovës por edhe Serbia që “të shmangin veprime që mund të ngrisin më tej tensionet”.

Blinken ka kërkuar edhe që palët t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë kryediplomati evropian Josep Borrell, i cili e kishte quajtur sulm tinëzar terrorist.

Postimi i plotë:

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka gjetur edhe trupin e katërt të sulmuesve serbë që janë vrarë afër Manastirit në Banjskë.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur një sasi të madhë të armatimit, mjete të rënda e pjesë logjistike.

Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për personat e arrestuar të dielën.

Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme