Seanca konstituive bllokohet në pikën e parë të agjendës, Kuvendi shkon në pauzë
Seanca konstituve e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës është bllokuar në piken e parë të agjendës.
Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave.
Këtë raport e kanë votuar vetëm 52 deputetë.
PDK, LDK dhe AAK-ja kanë votuar kundër këtij raporti.
Raporti në fjalë nuk është votuar as nga disa deputetë të komuniteteve.
Pa u miratuar ky raport, Kuvendi nuk mund të kalojë në pikat tjera, që janë betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetareve të Kuvendit.