Seanca e orës 22:00, Cakolli: Pse s'pati më herët përpjekje e të vërteta për dalje nga bllokada?
Eugen Cakolli nga KDI-ja u shpreh pesimist se nga seanca e thirrur në orën 22:00 do te prodhohet ndonje rezultat.
Ai pyeti se, nëse urgjenca ishte aq e madhe, pse nuk pati përpjekje më herët për të dalë nga bllokada politike.
Postimi:
(Përkundër dëshirës e shpresës për ta parë Kuvendin e konstituuar) Seanca e gati-mesnatës, edhe pse brenda afatit kushtetues, vështirë se përcjell ndjesinë e seriozitetit apo të një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Nëse urgjenca ishte kaq evidente – siç është dashur të jetë që në fillim – pse nuk pati më herët përpjekjet e vërteta për dalje nga bllokada? Përndryshe, a ka sinjale për “ardhjen e ndonjë vote”, apo thjesht po mbahet një seancë për të thënë nesër se gjithçka u provua?
Në një situatë të tillë politike, çdo hap duhet të ndërtohet mbi transparencë dhe integritet. Mbi të gjitha, legjitimiteti nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me gjithë rrugën që çon deri aty.