Së paku 14 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Bangladesh - NACIONALE

Së paku 14 të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Bangladesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në një ndërtesë komerciale 7-katëshe të martën në kryeqytetin e Bangladeshin, Daka, sipas zyrtarëve të këtij vendi.

Shpërthimi ndodhi në Gulistan, zonë e ngarkuar tregtare, por më shumë hollësi nuk janë marrë vesh ende, tha përmes telefonit zyrtari i zjarrfikësve, Rashed bin Khaled. Nuk qe menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Ky zyrtar tha se të paktën 11 ekipe zjarrfikësish ishin duke punuar në vendin e shpërthimit, raporton agjencia “Associated Press”.

Bacchu Mia, zyrtar policor në një spital shtetëror, tha se mbi 50 persona ishin dërguar aty për trajtim dhe se të paktën 14 prej tyre kanë vdekur.

Bangladeshi ka histori të fatkeqësive industrial,. Përfshirë zjarret në fabrika me punëtorë të ngujuar brenda. Grupet vëzhguese ua lënë fajin korrupsionit dhe zbatimit të dobët të rregulloreve për këto raste.

Në vitin 2012, mbi 110 punëtorë kishin vdekur, kur kishin mbetur të ngujuar brenda daljeve të mbyllura me çelës në një fabrikë rrobash në Daka.

Megjithatë, fatkeqësia më e rëndë industriale kishte ndodhur më 2013, kur një fabrikë rrobash ishte shembur, duke shkaktuar mbi 1 mijë e 100 viktima.

Lajme të ngjashme