"S'durojmë më": Protestë në veri pas rrahjes së pretenduar të dy të rinjve serbë nga Policia e Kosovës - NACIONALE

"S'durojmë më": Protestë në veri pas rrahjes së pretenduar të dy të rinjve serbë nga Policia e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme u raportua se dy të rinj serbë ishin rrahur, dhe sot janë mbledhur bashkëfshatarët e tyre për të protestuar për një gjë të tillë.

Rasti u raportua të kishte ndodhur në fshatin Joshanicë, afër Leposaviqit. Të kontaktuar nga Nacionalja, Policia e Kosovës në Mitrovicë nuk kishte njohuri për një gjë të tillë.

Sidoqoftë, shumë banorë janë mbledhur sot në një protestë paqësore duke thënë se po ndihen të pasigurtë.

Kosovo-Online raporton, përcjell Nacionale, se “në protestën në Joshanicë, aktualisht janë rreth 200 banorë të Joshanicës por edhe të qyteteve përreth.”

Ata po konsiderojnë që rrahjet nga policët e Kosovës janë bërë më të shpeshta.

Aleksandra Boshkoviq, motra e njërit prej të rinjve që pretendohet se ishte rrahur, tha se vëllai i saj ishte mirë me shëndet por se nuk e dinte mendërisht a do të ishte mirë.

Ajo i kërkoi ndihmë presidentit të Serbisë për situatën (sic) e vështirë në të cilën ndodheshin.

Goran Vukojeviq, një tjetër banor, ndërkohë u shpreh: “Ata po i rrahin fëmijët tanë, nuk mund të tlerojmë më. Ata janë me uniformë...” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme