Scholz-i kundër garës ekonomike me ShBA-në: Do të ishte rrugë e gabuar - NACIONALE

Scholz-i kundër garës ekonomike me ShBA-në: Do të ishte rrugë e gabuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një garë me dhënie të subvencioneve me Shtetet e Bashkuara do të ishte rrugë e gabuar për Bashkimin Evropian si kundërpërgjigje ndaj Aktit për Zvogëlimin e Inflacionit, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ne dëshirojmë që t’i thellojmë më tej marrëdhëniet ekonomike me ShBA-në”- tha kancelari gjerman në dhomën e ulët të Kuvendit të Gjermanisë, sipas një kopjeje të fjalimit të tij.

Shefi i ekzekutivit gjerman foli para ligjvënësve para një takimi me udhëheqësit e vendeve të BE-së, i cili fillon të enjten, raporton agjencia “Reuters”.

“Bisedimet tona të vazhdueshme për Aktin për Zvogëlimin e Inflacionit janë pikë e mirë fillimi për këtë – të paktën nëse ShBA-ja heq dorë nga rregullat që i vendosin kompanitë evropiane në disavantazh në krahasim me kompanitë nga Kanadaja dhe Meksika, për shembull”- tha më tutje kancelari.

“Një garë me subvencione me Shtetet e Bashkuara sigurisht se do të ishte rrugë e gabuar për t’u ndjekur”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme