Scholz i flet Vuçiqit në telefon për rëndësinë e dialogut me Kosovën - NACIONALE

Scholz i flet Vuçiqit në telefon për rëndësinë e dialogut me Kosovën

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Sot kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka folur në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë bisedës telefonike, Scholz i ka folur Vuçiqit edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kancelarit gjerman, dialogu mes Kosovës e Serbisë është i rëndësishëm.

“Kancelari federal foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për këtë” – shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme