Sasia e armëve tregon që “serbët nuk i siguruan ato vetë”, thotë ambasadori amerikan - NACIONALE

Sasia e armëve tregon që “serbët nuk i siguruan ato vetë”, thotë ambasadori amerikan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Një apo disa struktura” qëndrojnë prapa sulmit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një prononcim për BBC-në këtë të shtune.

Pyetur nga BBC se a qëndron shteti serb prapa këtij sulmi terrorist që ngjau të dielen e shkuar, Hovenier thotë se sasia dhe cilësia e armëve që janë kapur nga Policia e Kosovës tregon se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”, siç e citoi REL.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiqit.

“Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, shtoi Hovenier.

Lajme të ngjashme