Sarrazini: Kosova e ka gëlltitur Asociacionin, presim zbatimin e tij - NACIONALE

Sarrazini: Kosova e ka gëlltitur Asociacionin, presim zbatimin e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë me dije se Kosova ka pranuar që ta përmbush obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se ndërkombëtaret tashmë presin që pala kosovare të bëj hapa konkret në këtë takim.

Përshtypja ime është se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, një temë mjaft e vështirë për palën kosovare, është gëlltitur tashmë. Si Gjermania, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë për faktin se presim që Kosova ta përmbushë atë, dhe përshtypja ime është se kjo tani është pranuar edhe në Prishtinë. Mund ta kem gabim, por kjo është përshtypja nga takimet e mia në Prishtinë - se ata kanë bërë një hap përpara. Dhe ne presim që ata ta tregojnë atë në fushë në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë Sarrazin në intervistë për KoSSev.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë e rëndësishme për të ardhmen e të dy vendeve.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se gjithçka do të varet nga zbatimi i kësaj marrëveshje.

Shumë njerëz në rajon do të thonë se unë jam një idiot sepse besoj në lëvizjet pozitive, por si pjesë e procesit të Berlinit, ne kemi treguar se është e mundur të arrihen marrëveshje pozitive nëse mendoni pozitivisht, dhe unë mendoj se Ohri mundet. të jetë një pikë kthese për ta kthyer situatën në rajon nga minus-minus plus”, është thënë Sarrazini.

Lajme të ngjashme