Sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, Hamiti ironizon me Osmanin dhe Kurtin: Populli do t’u jetë mirënjohës përjetë tribunëve të vet - NACIONALE

Sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, Hamiti ironizon me Osmanin dhe Kurtin: Populli do t’u jetë mirënjohës përjetë tribunëve të vet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se në mandatin e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit Kosova është sanksionuar nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Ai ka ironizuar me këta dy udhëheqës shtetërorë, duke i quajtur tribunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këta dy Kosova nuk do të kishte kurrë sanksione.

“Kosova u sanksionua nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mandatin e tribunëve të popullit, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit! Populli do t’u jetë mirënjohës përjetë tribunëve të vet: pa këta sanksione nuk do të kishim kurrë! Ndryshimi është ky. Regjimi i ri është ky! Rroftë duopoli Osmani - Kurti!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme