Sanksionet e BE-së “mund të shkaktojnë dëm deri në 500 milionë euro”, thonë njohësit e ekonomisë - NACIONALE

Sanksionet e BE-së “mund të shkaktojnë dëm deri në 500 milionë euro”, thonë njohësit e ekonomisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse masat (e Bashkimit Evropian) ndaj Kosovës vazhdojnë më tutje dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”, ka përllogatiru Agim Shahini, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në një intervistë për EkonomiaOnline.

Ndërkaq edhe ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, beson se “është koha e fundit që këto masa të trajtohen me seriozitet” teksa shton edhe se “është më e keqja që mund t’i bëhet Kosovës”.

Shahini ka thënë se “Masat e ndërmarra nga institucionet ndërkombëtare kundër Kosovës kanë prekur pothuaj se ekonominë e përgjithshme politike në integrimin dhe Kosova po ngecë në këtë drejtim. Sipas parallogarive tona nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”.

Ndërkaq Gërxhaliu thotë se “besoj që është koha ku duhet këto masa të trajtohen më një seriozitet, të mos neglizhohen. Për fat të keq po ndodh në Kosovë në veçanti nga pushteti po minimizohen efektet negative të këtyre masave. Në aspektin politik vërtet nuk i bënë nder Kosovës një realiteti i tillë, sepse të jesh vend që pretendon që të jesh në Evropë e ardhmërisë, të jesh i ndëshkuar dhe penalizuar në këtë mënyrë është një dëm që vërtet do të ndikoj në imazhin e Kosovës”.

Lajme të ngjashme