Sallahu i "vajit në tepsi": AAK paska kërku mocion mosbesimi pse Qeveria po zbaton Kushtetutën, veç ta dimë ku jemi
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë, ka reaguar rreth paralajmërimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas Sallahut, që është vartës i Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, opozita po kërkon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti për shkak se ajo po e zbaton Kushtetutën në të gjithë vendin.
“Aak paska kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, se pse po zbatohet kushtetuta në të gjithë vendin.
Veç ta dimë ku jemi!!” – shkroi ai.
Në fakt, z. Haradinaj ka thënë se mocioni i mosbesimit do të iniciohet për shkak të luhatjes së marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në, e cila tashmë e ka sanksionuar Kosovën, duke e përjashtuar nga ushtrimet ushtarake “Defender 23”. Ja çfarë tha Haradinaj
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë. Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë."