Sali Berisha: Shqipëria po marshon drejt Tiranës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me protestën e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik”, shkruan Berisha.
Opozita ka thirrur sot një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.
Në këtë protestë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.