Sahatçiu pa sahat: PDK mban konventën e radhës, Donjeta bën mungesën e radhës
Gjatë ditës së sotme partia më e madhe opozitare, PDK, ka mbajtur konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike ku u zgjodh edhe kryetarja e re. Por, një mungesë vërehet përsëri... Donjeta Sahatçiu.
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës është kritikuar nga bashkëpartiakët për mospjesëmarrjen e saj edhe në të tjera organizime të partisë që drejtohet nga Memli Krasniqi.
E madje, ajo është kritikuar edhe për deklarime që dukej se mbështesnin rivalët e PDK-së, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Por, gjërat po shkojnë duke u përkeqësuar si duket në raportin e saj me partinë të cilës i takon me mos-pjesëmarrjen e radhës.
Sahatçiu nuk kishte qenë prezente as në zgjedhjen e kryetarit të Rinisë së PDK-së në komunën e Prishtinës por as në të tjera organizime. Ndërkohë, në konventën e sotme mund të shihnim të gjitha figurat tjera që besohet se përbëjnë pjesën e re kryesore të PDK-së, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi, dhe nënkryetaren Vlora Çitaku apo edhe Uran Ismailin.
Nacionale po provon të kontaktojë me znj. Sahatçiu për ta kuptuar se cili ishte angazhimi i tij i radhës.