Sadiku flet për absurdin tri-pozitësh të Albulena Haxhiut pasi u betua deputete: Katrahurë e hajgare
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur “katrahurë” dhe “hajgare” ndërlikimin e situatës politike pas betimit të deputetëve, në mes tyre, edhe Albulena Haxhiu.
“Sot Albulena Haxhiu u betua si deputete. Në të njëjtën kohë është ushtruese e detyrës së Kryetares së Kuvendit dhe ushtruese e ushtrueses së detyrës së Presidentes.
Dmth krejt kjo katrahurë me një parti që i ka fitu votat me qeverisë e po bon hajgare. Derisa nuk janë në gjendje me kry një punë, ama hajgare po,” tha ai.